
Në kuadër të 20-vjetorit të krijimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian u zhvillua Asambleja e radhës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe në praninë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë punimeve të Asamblesë u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal, rolit të pushtetit vendor në procesin e integrimit europian, si dhe zhvillimit të partneriteteve të qëndrueshme mes vendeve të rajonit.
Në drejtimin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian është President Aldrin Dalipi, i cili vuri në fokus nevojën për rritjen e bashkëpunimit territorial dhe afrimin e institucioneve lokale me qytetarët, përmes projekteve të përbashkëta dhe iniciativave zhvillimore.
U nënvizua gjithashtu se qeverisja lokale dhe rajonale mbetet një aktor kyç në zhvillim, inovacion dhe përmirësimin e shërbimeve publike, duke kontribuar drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të rajonit.





