Nga Tirana nisi edicioni i 83-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në vend, që këtë vit bashkon 122 çiklistë nga Shqipëria, Ballkani dhe vende të tjera të Europës.
Etapa e parë u zhvillua në rrugët e kryeqytetit, duke nisur nga Sheshi Skënderbej dhe duke sjellë emocione, spektakël sportiv dhe një atmosferë festive për sportdashësit.
Kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes, ku vlerësoi rëndësinë e këtij eventi për promovimin e sportit, turizmit dhe imazhit të Shqipërisë.
Nën organizimin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, për herë të parë Turi Çiklistik do të përshkojë pesë qarqe të vendit – Tiranën, Lezhën, Elbasanin, Durrësin, Fierin dhe Vlorën – në pesë etapa, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion të rëndësishëm të çiklizmit ndërkombëtar.





