
Aldrin Dalipi ka një karrierë të pasur në qeverisjen vendore dhe atë qendrore.
Që prej vitit 2015 është Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë tashmë në mandatin e tretë, ndërsa për 6 vite prej 2013 – 2019 ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës! Ai ka drejtuar gjithashtu grupin e PS në Këshillin Bashkiak Tiranë në vitet 2011-2013!
Në nivelin e qeverisjes qendrore Aldrin Dalipi ka shërbyer si Zëdhënës i Qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit në vitet 2002-2005 ndërsa më parë ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Komunikimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 2000-2002 që përkasin me procese elektorale të rëndësishme për Shqipërinë zgjedhje lokale dhe parlamentare!
Z.Dalipi gjatë karrierës së tij, në tetorin e vitit 2005 deri në fillim të 2007 ka drejtuar dhe media të njohura si TV “News24” dhe Agjencinë e lajmeve “Balkanweb”, ndërsa në media ka nisur punën në Radio Televizionin Shqiptar si gazetar i çështjeve politike në vitin 1999. Gjithashtu ka punuar në fushën e mësimdhënies në fushën e artit në vitet 1996-1998.
Aktualisht shërben po ashtu si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Në angazhimet në nivel organizatash europiane, z.Dalipi është zgjedhur dhe aktualisht ushtron mandatin si President i Eurorajonit Adriatiko-Jonian, ndërkohë më parë ka mbajtur detyrën e Zëvëndës Presidentit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian prej dhjetorit të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2025.
Ka përfunduar studimet në fushën Drejtësisë si dhe në fushën e Menaxhimit të Arteve.




