Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” prezantuan projektet e tyre më të mira në kuadër të aktivitetit GEAR UP, duke shfaqur kreativitet, përkushtim dhe ide inovative për të ardhmen.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, mori pjesë në takim, dëgjoi projektet dhe i komplimentoi nxënësit për punën e tyre, duke i inkurajuar të vazhdojnë të zhvillojnë idetë e reja dhe kreative.
Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për nxënësit për të ndarë vizionet e tyre dhe për të marrë mbështetje dhe vlerësim nga një udhëheqës i komunitetit, duke theksuar rëndësinë e inovacionit dhe angazhimit të të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.





