Lidhja e zonave rurale me Tiranën ka qenë dhe mbetet një prioritet, që synon zhvillimin ekonomiko-social të këtyre zonave.
Gjithashtu, është synuar edhe përmirësimi i lidhjes mes fshatrave të kësaj zone.
Rruga e zonës së Zall-Herrit, një financimi Qarkut të Tiranës është drejt përfundimit.
Ky aks i rëndësishëm rrugor ishte kthyer në një shqetësim për banorët e zones dhe të fshatrave përreth.
Tashmë banorët e zonave përreth do të kenë një mundësi të re për të sjellë produktet e tyre në Tiranë, pasi pjesa më e madhe e tyre jetojnë me punën në bujqësi e blegtori.