• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Tirana mirëpret forumin e përbashkët shqiptaro-italian, “Asistenca për qytetarët, bujqësia sociale dhe agrobiznesi”

24/11/2017
INAC

Kryetari i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, vlerësoi modelin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të eksperiencës konkrete në fushën e bujqësisë sociale dhe agrobiznesit, në prani dhe të Ambasadorit të Italisë, Alberto Cutillo, në forumin e parë të përbashkët ekonomik me temë “Asistenca për qytetaret, bujqësia sociale dhe agrobiznesi”, organizuar nga Instituti Kombëtar Italian i Asistencës për Qytetarët “INAC”, Federata Italiane e Bujqësisë, “CIA” si dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar “KASH”.

Z. Dalipi theksoi se zhvillimi i agrobiznesit si mjet për zhvillimin social ekonomik është objektiv i një të ardhmeje të afërt për vendin; një vizion që do të bëhet realitet nga puna e koordinuar dhe vullneti i mirë i politikbërësve.

“Reformat e ndodhura në Shqipëri këto katër vitet e fundit, kanë përafruar integrimin e vendit në familjen e dëshiruar evropiane dhe kanë përparuar në forcimin e urave të bashkëpunimit shumëdimensional në rajon. Efektet që ato kanë sjellë, modelet e reja të zhvillimit të agrokulturave, vëmendja e theksuar ndaj politikave të zhvillimit rural, ndikojnë pozitivisht në zhvillimin edhe të agrobiznesit si mjet mjaft efektiv i zhvillimit të vendit”, tha Dalipi.

Kreu i Qarkut Tiranë u shpreh më tej se Shqipëria ka një potencial të madh ende të pashfrytëzuar në sektorin e agrobiznesit.

Qëllimi i takimit ishte përmirësimi i veprimtarisë veçanërisht në ndihmë të qytetarëve shqiptarë, të biznesit dhe agrobiznesit, që punojnë e banojnë në Itali dhe atyre italianë që punojnë e banojnë në Shqipëri, si edhe të vendosjes së një bashkëpunimi eficent midis forumit me platformën e portalit të ri për bashkëqeverisje në Shqipëri.

Gjatë takimit të ngushtë të përfaqësuesve të lartë të dy delegacioneve nga Italia dhe Shqipëria, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Institutit Kombëtar Italian të Asistencës për Qytetarët  dhe Federatës Italiane të Bujqësisë si dhe Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar me qëllim zgjidhjen e problemeve të zhvillimit të bujqësisë.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania