• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Tirana inkurajon të rinjtë të përfshihen në iniciativat lokale

08/04/2018
1

Një nga projektet e rëndësishme në kuadrin e promovimit të demokracisë vendore, u zhvillua me praninë e shumë të rinjve në Akademinë e Arteve Tiranë.

Tre burra, i Madhi, i Mesmi dhe i Vogli, të veshur me sqimë, gjenden të humbur, në mes të detit, mbi një mjet lundrues.

U kanë mbaruar ushqimet ndaj duhet të gjejnë zgjidhje për të mbijetuar.

Cila do të jetë ajo? Me çfarë do të ushqehen? Si do të mbijetojnë këta tre burra?

Ka vetëm një rrugë: duhet të hanë njërin prej tyre. Kë?

Për ta zgjedhur se kë, tre burrat do të përplasen në debate të forta, do të zhvillojnë procese të gjata elektorale.

A do të marrin ata një vendim të drejtë? A do t’i respektojnë ata rregullat demokratike? A do ta konsiderojnë ata fjalën e më të Voglit?

Komedia “Në det të hapur” që mbart satirën therëse të Slavomir Mrozhek, dramaturgut disident të vlerësuar si autori më i mirë polak ka ngritur siparin më 5 prill në sallën e Black Box (të Universitetit të Arteve).

Një shfaqje që flet për pushtetet, për absurditetet që krijohen në emër të tyre, duke mos hezituar për asnjë moment të shtypin e dhunojnë më të vegjlit, me të papapushtetshmit e të cenojnë kështu demokracinë.

I koncetpuar si Art&Debat bazuar në mesazhet që sjell kjo vepër u zhvillua një diskutim mes auditorit që ishin gjimnazistë e studentë dhe një paneli të përbërë nga politikanë, gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Përkatësisht nga Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, si dhe gazetarja, Mira Kazhani, nën modelimin e Arbër Çepanit.

Në këtë aktivitet u theksua se Tirana inkurajon të rinjtë të përfshihen në iniciativat lokale.

Art&Debat do të shërbejë si mënyra alternative për të promovuar demokracinë vendore në Shqipëri, si pjesë e projekteve fituese të LëvizAlbania (që financohet nga “Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim”), që inkurajon organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet e tyre, të ndryshojnë nivelin e demokracisë vendore, nxitjen e politikave vendore që forcojnë rolin e të rinjve.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania