• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Tirana feston 76-vjetorin e çlirimit, ceremonia perkujtimore për këtë ngjarje historike

18/11/2020
WhatsApp Image 2020-11-18 at 11

Me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, Zv.Kryeministri Erion Braçe,kryebashkiaku Erion Veliaj, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Tiranë Romina Kuko, Kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi, Prefekti i Qarkut Tiranë Toni Gogu, ministra, deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit. Në shenjë mirënjohje dhe nderimi, për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës, si dhe për ata qindra të tjerë që u bënë pjesë e luftës antifashiste, në monumentin e “Ushtarit të Panjohur” u vendosën kurora me lule.
Më poshtë fjala e Kryetarit te Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi:
“17 Nëntori është një ditë historike, një nga momentet kur secili prej nesh qytetarë, të rinj, të moshuar, të gjithë brezat reflektojnë mbi të shkuarën mbi përpjekjet dhe sakrificat njerëzore deri në humbjen e jetës në emër të një kauze të madhe, në emër të mbrojtjes të çdo centimetri të territorit shqiptar kundër një prej diktaturave më të egra pushtuese në botë, nazifashizmit.
17 Nëntori është vlerë e lartësuar jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë përpjekjet europiane dhe botërore në aleancë kundër diktaturës hitleriane. Tirana do të mbetet në histori si kryeqyteti i çliruar nga pushtimi i diktaturës nazifashiste nga vetë djemtë dhe vajzat shqiptare të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të cilët u mbështetën nga familjet tiranase, duke marrë vlerësimin e forcave aleate perendimore.
Vlerat e demokracisë dhe lirisë kanë qenë dhe janë përherë burimi i frymëzimit, ndaj sot nderimi më i veçantë shkon për dëshmorët që dhanë jetën për të mbrojtur dhe çliruar flamurin dhe Shqipërinë, për të rinjtë dhe të rejat që dhanë jetën në betejën nëpër rrugët e rrugicat e Tiranës, ato ditë të përpjekjeve titanike për çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë!
Tirana është amaneti i dëshmoreve, i brezave që ëndërronin më të mirën, e ndërsa sot në këtë kohë të vështirë për të gjithë, kemi nevojë më shumë se kurdoherë për solidaritet, kurajo e mbështetje për heronjtë tanë që përballen në betejat e pazakonta që po kalojmë. Jemi krenarë për ta!
Dhe se fundi, gjej rastin të falenderoj kryetarin Veliaj për kujdesin e posaçëm për lartësimin e vlerave të luftës antifashiste nacional çlirimtare!
Mirënjohje përjetë luftëtarëve të lirisë!
Gëzuar ditën e çlirimit të Tiranës!”

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania