• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Tirana feston 105-vjetorin e ngritjes së flamurit

27/11/2017
5 - Copy

Tirana përkujtoi 105 vjetorin e ngritjes së flamurit, ditë kur patriotët Refik dhe Hamit Toptani, i’u bashkuan arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, në projektin që solli lindjen e shtetit shqiptar. Në sheshin para selisë së sotme të Kuvendit të Shqipërisë, aty ku 105 vite më parë burra dhe gra patriote tiranase ngritën flamurin tonë kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kreu i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, përfaqësues të komuniteteve fetare, veteranë lufte dhe qytetarë të Tiranës, vendosën kurora me lule në monumentin që simbolizon këtë moment historik për qytetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi qytetarët e Tiranës për festën e pavarësisë, duke theksuar se ky akt i atdhetarëve tiranas 105 vite më parë tregoi se Tirana ka qenë gjithmonë një qytet pararojë. Ai u shpreh se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të kuptuar se, ashtu si patriotë të qytetit të Tiranës 105 vite më parë morën përsipër të shpallnin pavarësinë e Tiranës, ashtu edhe sot qytetarë të saj duhet të shërbejnë për ta çuar Tiranën akoma më përpara në betejat e tjera me të cilat përballet sot njerëzimi, siç është varfëria.

Kryebashkiaku i uroi festat kombëtare edhe të gjithë shqiptarëve që jetojnë sot jashtë kufijve të Shqipërisë. “Për të gjithë bashkatdhetarët tanë që po përgatiten të festojnë në çdo cep të botës, nga Kanadaja deri në Australi, në të gjithë Evropën, SHBA, dua t’u uroj festa të mbara dhe të kujtojmë që në fakt nuk jemi këtu nga rastësia, por jemi produkt i burrave dhe grave që kanë bërë çmos në pikat më kritike, në momentet më të vështira të vendit për të marrë vendime të drejta për vendin. Do të vazhdojmë të marrim vendime të drejta për Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi theksoi se kjo datë do të duhet të jetë një mësim për gjithë brezat që t’i kujtojmë ata dhe t’i vlerësojmë. “U urojmë gjithë qytetarëve festën e flamurit. Është një ditë e shënuar që na kujton që ky qytet në themelet e tij ka punën, pasionin forcën dhe kurajon e atyre burrave, të cilët në datë 26 Nëntor të 1912-s ngritën flamurin në Tiranë dhe iu bashkuan Ismail Qemalit në Vlorë, madje dhe në qeverinë e tij. Kjo do të duhet të jetë një mësim për gjithë brezat që ne t’i kujtojmë ata dhe t’i vlerësojmë. Tirana është ngritur mbi sakrificën, përkushtimin, mirësinë dhe fisnikërinë”, deklaroi Dalipi.

Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, vlerësoi sakrificat dhe vizionin e atyre të cilët kanë kontribuar për pavarësinë e Tiranës, ndërsa theksuan se Tirana mbetet pikë referimi për gjithë kombin. “Ne kujtojmë me nderim dhe përkulje burrat e Tiranës, të cilët patën guximin, kurajon dhe vizionin që të parashikojnë të ardhmen. Sot Tirana është e bukur, sot Tirana jonë mbetet dhe do mbetet për gjithë kombin pikë referimi për t’u bërë më mirë”, tha Jahollari.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania