• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Tirana – Abruzzo/Pescara: Ruajmë ura bashkëpunimi historike dhe ndërtojmë të reja lidhje mes rajoneve, bashkive e komuniteteve tona

07/12/2017

Nën një agjendë intensive takimesh dhe vizitash, Kryetari i Këshillit të Qarkut dhe Këshillit bashkiak Tiranë, Z.Aldrin Dalipi mori pjesë në vizitën zyrtarë në Bashkinë e Peskarës në Rajonin Abruzzo së bashku më Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z.Erion Veliaj.

Në vijim të ceremonisë së suksesshme përmbyllëse të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik zhvilluar në Akuila më 4 Dhjetor, delegacioni shqiptar zhvilloi takime dhe vizita në disa institucione të rëndësishme të rajonit Abruzzo, institucione të kërkimit shkencor dhe inovacionit, universiteti i Abruzzos, Bashkia Pescara e komunitetin e biznesit në rajon.

I zhvilluar nën mikpritjen dhe vëmendjen e Presidentit të Rajonit Abbruzzo, z. Luciano D’Alfonso, vizita një ditorë në këtë rajon synoi intensifikimin e marrëdhënieve mes rajonit Abruzzo dhe bashkisë së Peskarës me rajonin dhe bashkinë e Tiranës në nivel shumëplanësh. Këto takime shpalosën zhvillimin e shndërrimin dinamik të Tiranës në këto tri vite dhe ftuan partnerët abrucezë në iniciativa dhe shkëmbime shumëpalëshe në funksion të zhvillimit koheziv të vendeve tona.

Për të personifikuar këto lidhje dhe marrëdhënie shumëdimensionale, Presidenti i Rajonit Abruzzo z. Luciano D’Alfonso, Kryebashkiaku i Peskarës Z. Marco Alessandrini, Kryebashkiaku i Tiranës z.Erion Veliaj dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi, mbollën një pemë, simbol i jetëgjatësisë e prosperitetit të miqësisë mes komuniteteve dhe institucioneve.

Takimi me komunitetin Arbëresh të Villa Badessa përcolli mes emocionesh dhe shkëmbimesh të delegacionit të Tiranës dhe përfaqësuesve të Rajonit Abbruzzo e bashkisë Pescara mesazhin se komunitetet e të dy vendeve ruajnë e do të zhvillojnë më tej urat e bashkëpunimit dhe zhvillimit progresiv të fateve të përbashkëta të lidhura historikisht nga deti Adriatik.

Vizita u ndoq dhe pati jehonë mediatike në mediat rajonale dhe kanalet e medias sociale të rajonit Abruzzo e bashkisë së Peskarës.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania