• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

SHKQSH vlerëson projektin “Forcimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Bashkëpunimit të Përfaqësuesve të Zgjedhur Vendorë në Shqipëri” të Këshillit të Evropës

05/10/2016
Takimi Andreass Gross

Z.Aldrin Dalipi, Kryetar i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë, priti në zyrat e SHKQSH z. Andreass Gross, anëtar i presidencës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe z.Arben Qesku, përfaqësues i Këshillit të Evropës në Tiranë, në misionin vlerësues të projektit “Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore dhe Bashkëpunimit mes të Zgjedhurve Vendor në Shqipëri”.

Gjatë takimit z.Dalipi vlerësoi kontributin e Këshillit të Evropës në përmirësimin e performancës së njësive të qeverisjes vendore nëpërmjet mbështetjes së procesit decentralizimit dhe rritjes së kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore.

Z.Gross shprehu konsideratat e tij mbi rolin e rëndësishëm të rajoneve në qeverisjen e vendit dhe rrugën drejt integrimit evropian dhe vlerësoi shembullin pozitiv të lidershipit bipartizan të SHKQSH si dhe angazhimin e saj të rritur në proceset konsultuese lidhur me Projekt-VKM për Këshillin Konsultativ për qeverisjen vendore, projektligjin për financat vendore dhe diskutimin e reformës së rajoneve në vend, dhe inkurajoi angazhimin e saj mëtejshëm.

Vizita e sotme u zhvillua në vijim të takimeve të vlerësimit që z.Gross po mban këto ditë me përfaqësues të Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, vendimmarrës vendorë në nivel lokal e rajonal në vend dhe drejtues të SHKQSH dhe Shoqatës për Autonomi Vendore .

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania