Këshilli i Qarkut Korçë, nën vëmendjen e Kryetares Znj. Ana Verushi dhe në bashkëpunim me Asamblenë Europiane të Rajoneve AER, organizoi për herë të parë seminarin tematik “Fondet e BE dhe roli i AER në to”.
Seminari Rajonal mblodhi bashkë përfaqësues të lartë institucionalë, lokalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe trajtoi tematika që nxisin dhe inkurajojnë zhvillimin e rajoneve, rritin bashkëpunimin e frytshëm midis aktorëve, duke hapur rrugë të reja në përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.
Asambleja Europiane e Rajoneve me një përfaqësim të lartë në këtë seminar, solli shembuj konkretë në ndërtimin e urave lidhëse midis partnerëve të niveleve të ndryshme, por edhe përfshirjen e institucioneve publike në përthithjen dhe implementimin e fondeve të BE.