• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Modeli i ri i Programit të Transparencës për organet e vetëqeverisjes vendore

16/07/2018
takimi_projekti_star

“Këshilli Konsultativ Qeverisje Qendrore – Vetëqeverisje Vendore” zhvilloi takimin e radhës për shqyrtimin e disa dokumenteve për përmirësimin e veprimtarisë së organeve të pushtetit vendor, ku prezantimi i Modelit të ri të Programit të Transparencës për organet e vetëqeverisjes vendore bënte pjesë në agjendën e diskutimit.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi në këtë takim vlerësoi disa tregues të punës së deritanishme për zbatimin e ligjit “Për të drejtën e informimit” për këto Autoritete Publike.

Hartimi i Programit të ri Model të Transparencës është pjesë e planit të veprimit të “Strategjisë së Reformës në Administratën Publike”. Në përfundim të procesit të konsultimit, Programi do të miratohet nga Komisioneri dhe do të zbatohet nga të gjitha bashkitë, në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së organeve të vetëqeverisjes vendore.

Këshilli vijoi mbledhjen me prezantimin nga Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” në lidhje me shërbimet ofruar qytetarëve të diasporës dhe ngritjen e një zyre specifike në secilën prej bashkive të vendit.

Pjesëmarrësit e përshëndetën nismën dhe u shprehën së edhe nëse do të kenë te tjera sugjerime do t’i prezantojnë nëpërmjet sekretariatit të Këshillit Konsultativ deri në finalizimin e projektligjit.

Në mbledhje, gjithashtu u bë prezantimi nga z.Enea Hoti, këshilltar i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbi dy projektvendime lidhur me krijimin dhe funksionimin e Grupeve të Vendimit Vendor (GVV), si struktura që lehtësojnë aksesimin e fondeve të BE dhe skemave mbështetëse për zhvillimin e bujqësisë.

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë u përfaqësua në këtë mbledhje nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Elbasan z.Bukurosh Stafa, Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë z.Ervis Moçka dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, z.Armand Hilaj.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania