• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Kreu i Qarkut Tiranë dhe Kryebashkiaku i Kamzës në aksionin e mbjelljes së fidanëve. Kthimi i Bregut të Lumit park të gjelbër

16/01/2020
6

Deri pak muaj më parë sapo futeshe në zonën e Paskuqanit dhe shikoje anën tjetër të lumit vihej re qartë diferenca e dy botëve të ndryshme.

Nëse në anën përballë dukeshin pemë të mbjella dhe investime të bëra në këtë anë ishte një zonë e lënë djerrë, pa sistemim, pa pemë, pa infrastrukturë.

Për të transformuar zonën e Bregut të Lumit në Paskuqan dhe kthimin në normalitet, Bashkia Kamzë po vijon investimet dhe punën e përditshme.

Ditën e mërkurë me iniciativë të kryetarit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi dhe kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli u zhvillua aksioni për mbjelljen e qindra fidanëve për krijimin e miniparqeve dhe zhvillimin e zonës.

“Nisëm në Kamëz për herë të parë aksionin masiv të mbjelljes së fidanëve sëbashku me kryebashkiakun Rakip Suli, bashkinë e qytetit, aktivistë të EkoMendje. Gjelbërimi në këtë pjesë të lumit Tirana do të vazhdoj, krijimi i parqeve të vogla në funksion të qytetarëve. Pastërtia tashmë vihet re kudo,” u shpreh kryetari i Qarkut, Aldrin Dalipi.

Zoti Dalipi u shpreh se tashmë lumi Tirana nuk është një ndarje midis dy botëve, nga njëra anë dhe ana tjetër, por qyteti i Kamzës, kryebashkiaku Suli bashkë me skuadrën e tij kanë një plan zhvillimi, ndërsa Kamza tashmë ka një transformim të jashtëzakonshëm përsa i përket gjelbërimit dhe pastërtisë.

Nismës iu bashkuan nxënës të shkollës “Isa Boletini” të Paskuqanit dhe punonjës të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë e Kamzës.

Kryebashkiaku Suli falënderoi për iniciativën z.Dalipi si dhe aktivistët e organizatës EkoMendje dhe u shpreh: “Ne po punojmë çdo ditë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, jemi të gjithë të angazhuar në këtë drejtim. Ju bëjmë thirrje të rinjve t’ju bashkohen iniciativave të tilla që i shërbejnë të tashmes dhe së ardhmes, për një qytet cilësor dhe konkurrues”.

Aksioni do të vijojë dhe paralelisht do të punohet për pastrimin e lumit dhe thellimit të tij për të evituar përmbytjet që ndodhin shpesh dhe gjithashtu vendosjen e koshave për plehrat.

Dy drejtuesit vendorë premtuan se zona do të ketë edhe korsi për biçikletat dhe disa miniparqe me stola duke u kthyer në një vend pushimi dhe relaksimi për banorët e Paskuqanit.

Ky aksion do të finalizohet me projektin e Parkut të Madh të Paskuqanit duke e kthyer zonën e Kamzës në një nga pjesë më të gjelbëruara në Qarkun e Tiranës.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania