• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Kreu i Qarkut: Bashkia e Tiranës shembull për investimin në objektet arsimore

09/09/2017
ok

Tre ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, Prefekti i Tiranës, Admir Abrija mblodhi të premten drejtues të pushtetit vendor dhe të drejtorive arsimore për masat që duhen ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit.

“Sot mund të themi se në të gjitha bashkitë e Qarkut të Tiranës janë hapur institucione të reja arsimore apo janë përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre. Janë përmirësuar ndjeshëm në nivelin e kurrikulave dhe në pjesën logjistike”, u shpreh Abrija.

Përfaqësues të Bashkisë Tiranë, nënkryetari Andi Seferi dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi thanë se deri në përfundim të mandatit do të ndërtohen 16 shkolla të reja të cilat do t`i japin fund mësimit me dy turne.

Zoti Dalipi theksoi se “gjatë këtij viti vëmendja për të investuar në objekte shkollore ka qenë e pa krahasuar me vitet më parë”.

Ai falendëroi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për punën e bërë në dy vite në krye të Bashkisë sa i përket përmirësimit të infrastrukturës së institucioneve arsimore.

Fenomeni i mësimit me dy turne është reduktuar ndjeshëm ku nga 25 gjimnaze të Tiranës, vetëm në dy do të zhvillohet mësimi me dy turne. Ndryshe nga qyteti i Tiranës, situata ka ende për të përmirësuar në bashkitë e tjera të Qarkut të Tiranës.

Përfaqësuesit e Bashkive Kavajë dhe Kamzë u shprehën se edhe pse janë bërë shumë investime, disa shkolla kanë nevojë për ndërhyrje për të krijuar kushte optimale për zhvillimin e procesit mësimor.

Lidhur me këtë pikë, kreu i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, theksoi se pushteti vendor duhet të bëjë më shumë sa i përket kontrollit të ndërtimeve pa kriter dhe mirëmbajtjes së ambienteve të shkollave apo të kopshteve. “Stafet duhet të jenë të kujdesshme. Është e pafalshme që oborri të mos mirëmbahet. Nuk mund të vijë dikush të investojë një projekt të gatshëm, kur ndërtimet pa leje futen si çiban brenda mureve të kopshteve”, deklaroi Aldrin Dalipi.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania