• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Korridori Adriatiko-Jonian, nga projekti politik në realizimin e veprës

18/01/2016
1 (11)

Përfundimi i korridorit Baltik-Adriatik, përfshirë edhe zgjerimin e tërë bregut Adriatik-Jon, zgjerimi i korridorit Skandinavi-Mesdhe nga veriu në jug, si dhe një lidhje më të mirë mes Gadishullit Iberik, Italisë dhe Ballkanit Perëndimor, ishin temat qendrore të takimit që u organizua në Pescara të Italisë më 15 janar 2016.

Në prani të autoriteteve më të larta kombëtare dhe europiane, personalitetet më të mëdha të eurorajonit Adriatik- Jonian, anëtarë të PE-së dhe aktivistë në sektorët e transportit dhe infrastrukturës, firmosën marrëveshjen që do të mundësojë rajonet dhe organet përkatëse t’i bashkohen planit europian.

I ftuar në këtë takim ku morën pjesë Presidentë të Rajoneve të Italisë, Eurodeputet që mbështesin projektet Adriatiko-Joniane ishte dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, zoti Aldrin Dalipi i cili mbajti fjalën si zëvendëspresident i Asamblesë së Përgjithshme të Eurorajoneve Adriatiko-Joniane.

Zoti Dalipi theksoi se vlerëson vullnetin e përbashkët për të kaluar nga një projekt politik në zbatimin në praktik. “Ndërtimi i korridorit Adriatik-Jonian ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Si një vend që i përket hapësirës gjeografike dhe kulturore Mesdhetare, por dhe një vend i cili është pjesë konstitucionale e Europës Adriatike, Shqipëria e sheh me prioritet ndërtimin e këtij Korridori Europian”, u shpreh zoti kreu i Qarkut Tiranë.

Zoti Dalipi së bashku me presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Eurorajoneve, zoti Nikola Dobroslavic gjatë përcaktimit të axhendës theksuan se shumë shpejt, bashkë me presidencën e Eurorajoneve Adriatiko- Joniane, do të zhvillohet një takim shumë i rëndësishëm edhe në Shqipëri, për të shtyrë më tej këtë bashkëpunim drejt konkretizimit të plotë dhe zhvillues për rajonin tonë.

Në fund të fjalës zoti Dalipi theksoi se “hapja e një zyre të posaçme në Tiranë, me detyrë koordinimin dhe bashkëpunimin me Eurorajonet Adriatiko-Joniane, dëshmojnë gatishmërinë tonë, në përfshirjen dhe rolin aktiv si partnerë të denjë në këtë strukturë”.

Sipas tij ky projekt dhe ky rrjet, na bashkon. “Ndaj ne e mbështesim me gjithë forcën dhe pa asnjë rezervë. Ju mirëpres në Tiranë!”, ishte ftesa e hapur dhe vlerësimi për mundësinë që i jepet vendit tonë nga kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Dalipi.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania