• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Guximi dhe sakrifica në përballje me krimin, Qarku Tiranë nderon Policinë vendore të kryeqytetit

14/01/2020
okkkk

Kryetari i Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi nderoi me titullin “Mirënjohje e Qarkut” Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

“Në shenjë vlerësimi të lartë për përkushtimin, kurajën, forcën dhe sakrificën për të kryer me devotshmëri misionin e Policisë së Shtetit në respekt të ligjit, në shërbim të qytetarëve të Qarkut Tiranë!” thuhej në motivacionin e nënshkruar nga kreu u Qarkut, Aldrin Dalipi.

Me rastin e 107-Vjetorit të krijimit të Policisë Shqiptare në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u zhvillua një ceremoni festive, ku pjesëmarrës ishin drejtues të Policisë, përfaqësues të pushtetit vendor, punonjës policie aktual e të dal në pension, si dhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

Gjatë fjalës së rastit zoti Dalipi tha se Policia e Tiranës përballet me sfida të jashtëzakonshme në një territor ku është vendosur pjesa më e konsiderueshme e sipërmarrjes kombëtare dhe vendore, ku çdo ditë vendosen apo regjistrohen qytetarë të rinj, ku hyrjet me mjete dhe persona nga qarqet e tjera të vendit janë intensive.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë z. Rebani Jaupi, në fjalën e tij falënderoi dhe u shprehu mirënjohje të gjithë punonjësve të policisë për kontributin e dhënë në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të ceremonisë u vlerësuan me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” gjashtë punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Z. Dalipi u shpreh me një falënderim dhe në rrjetin social twitter: “Policia e Qarkut Tiranë përballet me sfida të jashtëzakonshme në një territor ku është vendosur pjesa më e madhe e sipërmarrjes kombëtare dhe vendore. Siguria rrugore, sfidë e fortë. Përballja me krimin kërkon guxim. Ata ja kanë dale me kurajë e sakrificë.”

Policia e Qarkut Tirane perballet me sfida te jashtezakonshme ne nje territor ku eshte vendosur pjesa me e madhe e sipermarjes kombetare&vendore.Siguria rrugore,sfide e forte.Perballja me krimin kerkon guxim.Ata ja kane dale me kurajo e sakrifice. Faleminderit🙏 #107vjet pic.twitter.com/bia8Etu9D0

— Aldrin Dalipi (@AldrinDalipi) January 13, 2020

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania