• Shqip AL
  • English EN
kryetari@qarkutirane.gov.al
Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës

Bashkëpunimi, strukturat e Qeverisjes Vendore, fuqizimi i tyre dhe roli që luajnë për shoqërinë tonë

01/03/2019
3

Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri, shihet si një pjesë e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Për këtë qëllim Qeveria Zvicerane dhe Këshilli i Europës po zbaton një projekt të ndarë në tre faza për vendin tonë.

Dje me 28 shkurt 2019, u prezantua faza e tretë e këtij projekti, ku si pjesë e Komitetit Drejtues ishte dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, zoti Aldrin Dalipi. Në takim ishin të ftuar z. Olsi Dekovi Shef i zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, znj. Jutta Gützkow, Shefe e Divizionit të Qeverisjes së mirë në Këshillin e Europës si dhe znj. Debora Kern Shefe e Sektorit të Shendetit dhe Qeverisjes , Ambasada e Zvicrës.

Në krye të herës zoti Dalipi duke e vlerësuar këtë projekt si një kontribut real që vjen për strukturat e qeverisjes vendore u shpreh se “për të arritur standardet e Bashkimit Europian, por edhe të fqinjëve tanë në makro-rajonin Adriatiko-Jonian në çështjen e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duhet të marrim modele konkrete dhe shkëmbime të praktikave të mira”, ndërsa falenderoi dhe Këshillin e Europës për projektin e Këshillit Konsultativ te Qeverisë Qendrore me atë vendore i cili është kthyer në një instrument thelbësor.

Sipas zotit Dalipi e vërteta është se “krijimi i portalit të Administratës Publike dhe zhvillimi i proceseve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, sjell një forcim të strukturës së qeverisjes vendore, e kështu si përfaqësues i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, e konsideroj rëndësishëm këtë proces i cili na forcon të gjithashtu njësite e nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore”.

Çfarë synon projekti?

Që nga viti 2009, Këshilli i Evropës, në partneritet me Qeverinë Zvicerane, ka kontribuar në agjendën e reformës së vendit duke fuqizuar strukturat e qeverisjes vendore dhe duke promovuar bashkëpunimin e përfaqësuesve të zgjedhur vendorë në Shqipëri bazuar në 12 Parimet e Mirë-Qeverisjes dhe ato të mishëruara në Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore.

Faza aktuale përqendrohet në modernizimin e procedurave dhe praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore (MBNJ), duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit ndër-bashkiak (BNB) dhe bashkëpunimin e përfaqësuesve të zgjedhur vendor. Fuqizimi i strukturave të qeverisjes vendore në Shqipëri nëpërmjet vendosjes së standardeve dhe administrimit të kapaciteteve mbi bazën e parimeve të mirë-qeverisjes, shihet si pjesë e qenësishme e këtij projekti.

Projekti “Forcimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri-Faza III (gusht 2017 -korrik 2019)” është pjesë e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran-Shqipëri 2014-2017 dhe Dokumentit të Bashkëpunimit Programor të Këshillit të Evropës-Shqipëri 2015 -2017″.

Bazuar në Marrëveshjen e lidhur ndërmjet Konfederatës Zvicerane dhe Këshillit të Evropës më 28 korrik 2017, Këshilli i Evropës është partneri zbatues i Projektit.

ShpërndajeTweetSendShpërndajeSend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

NJOFTIME

NJOFTIM FITUESI PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Dita Ndërkombëtare e Gruas

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

INTERVISTA

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

PARTNERET

© 2022 Created by AppAlbania

Pa Rezultat
Shiko të gjitha
  • KREU
  • KËSHILLI
    • Kryetari
    • Zv. Kryetari
  • Zhvillimi Rajonal
    • Social
      • Arsimimi
      • Kujdesi Social
      • Art Kulturë
    • Ekonomik
      • Infrastruktura Vendore dhe Rajonale
      • Industri
      • Agrobiznes
    • Mjedisor
      • Mjedisi
      • Turizmi
      • Administrimi i Tokës Bujqësore
    • Territori
      • Planifikim Territori
    • Projekte
    • Rajonale
  • Njoftime
    • Vende Vakante
  • Shërbimet
    • Toka/Prona
    • Dokumentacion Urbanistik
    • Mbrojtja Civile
    • Tituj Nderi
    • Pensionet e Posacme
    • Status “Deshmor i Atdheut”
  • Programi i Transparencës
Shqip AL English EN

© 2022 Created by AppAlbania