Në kuadër të 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, u organizua një ceremoni nderimi për efektivët e Policisë Vendore të Tiranës. Aktiviteti u pasua nga një fjalim që vlerësoi sakrificat dhe angazhimin e vazhdueshëm të policisë për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit. Gjatë ngjarjes morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj,Kryetari i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi, si dhe Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, të cilët theksuan rëndësinë e punës së palodhur të forcave të rendit për një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë. Të gjithë të pranishmit shprehën mirënjohjen për kontributin e policisë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët.
© 2022 Created by AppAlbania