Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë dhe njëkohësisht zv.Presidenti i Eurorajonit Adriatiko-Jonian z. Aldrin Dalipi priti në një takim të veçantë në selinë e Qarkut Tiranë ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Tiranë znj. Sanja Bujas-Juraga.
Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin konkret me rajonet kroate në kuadër të Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe hapat e hedhura deri tani në këtë drejtim.
U vlerësua shumë bashkëpunimi i Tiranës me rajonin e Dubrovnikut dhe në veçanti roli i presidentit z. Nikola Dobroslavic në mbështetje të rajoneve shqiptare si një moment i rëndësishëm në procesin e integrimit europian.
Ambasadorja vlerësoi se janë hedhur hapa të rëndësishëm midis dy vendeve dhe rajoneve tona dhe është i nevojshëm që ky bashkëpunim të ngrihet edhe në nivel ekonomik.
Kryetari Dalipi propozoi gjatë takimit se do të ishte me interes te përbashkët projekti për një shkollë profesionale Adriatiko-Joniane në fushën e turizmit, shërbimeve që do të ndihmonte në shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e cilësisë tek të rinjtë tanë.
Gjithashtu z. Dalipi e njohu me agjendën e ardhshme në vazhdim të Eurorajonit Adriatiko-Jonian.
Takimi i zhvillua me një frymë miqësore dhe të hapur ku u fol dhe për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian, si një moment i rëndësishëm për zhvillimet në makrorajonin Adriatiko-Jonian.