Tema e bujqësisë, agroturizmit dhe mjedisit në zonat rurale u përzgjodh nga Këshilli i AgroBiznesit Shqiptar me të cilin institucioni i Këshillit të Qarkut Tiranë ka një bashkëpunim të ngushtë, për ta trajtuar gjerësisht gjatë një “Tryeze tematike”, ku u diskutuan ide në këtë fushë të eksperteve me pervojë e të rinj, me aktorë të qeverisjes qendrore e vendore.
Fokusi i diskutimit u përqëndrua në katër shtylla kryesore:
I. Procesi i Kooperimit dhe Koordinimit insititucional, jo vetëm midis hallkave të sektorit bujqësisë, turizmit rural dhe mjedisit në zonat rurale, por edhe me sektorët e tjerë të Ekonomisë së Ushqimit
II. Fusha e Mekanizimit, Inovacionit dhe Dixhitalizimit,
III. Fusha e Financës, Mikrofinancës, Disbursimi të fondeve grant.
IV. Fusha e Përmirësimit të Legjislacionit dhe Përafrimin me atë të BE.