Në mbështetje të Urdhrit të Kryeministrit Nr.6, datë 12.01.2024 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për zhvillimin e kapaciteteve të zyrtarëve dhe të të zgjedhurve vendorë”, u zhvillua mbledhja e parë e Grupit Ndërinstitucional të Punës e drejtuar nga Ministri për Pushtetin Vendor z.Arbian Mazniku.
Në fjalën e tij përshëndetëse Ministri Mazniku u shpreh se “Akademia do t’i vijë në ndihmë pushtetit lokal për një staf më të përgatitur, më konkurues dhe që i shërben më mirë komunitetit”.
Takimi kishte për qëllim prezantimin e Fazës Tranzitore duke përfshirë Planin e punës se AMVV-së dhe Planin e trajnimeve gjatë fazës tranzitore.
Një pikë tjetër e rendësishme ishte gjithashtu dhe aprovimi i matricës në Grupin Ndërinstitucional të Punës Delegimi i Tryezës së Aktorëve të Sistemit për ndjekjen e zbatimit të matricës.
Tematika përmbyllese ishte Prezantimi i Planit të Punës të Grupit Ndërinstitucional të Punës si dhe Diskutimi i strukturës të Green Paper, ku pati sugjerime nga përfaqësues të Shoqatave Vendore, donatorëve, organizatave të huaja si Këshilli i Europës dhe OSBE si dhe projekteve si Bashki të Forta dhe Bashkitë për në Europë.