Kjo xhami gjëndet në qëndër të qytetit të Tiranës. Filloi të ndërtohej në vitin 1789 nga Molla Beu, nga Petrela dhe përfundoi në vitin 1821 nga i biri i tij Haxhi Ethem Beu. Minarja e xhamisë është rreth 35m e lartë. Modeli i saj është një vepër e përkryer e traditës shqiptare në ndërtimin e faltoreve të fesë myslimane. Duke vlersuar historikun dhe vlerat e saj, xhamia është shpallur nga shteti shqiptar monument kulture.
© 2022 Created by AppAlbania