Hapen dyert e 405 apartamenteve në qendrën e rilindur pas shkatërrimit nga tërmeti në Vorë.
Kreu i Qarkut Tiranë Aldin Dalipi ndau me ndjekësit e tij nërrjetin social Facebook lajmin për dymijë banorë të Vorës, të cilët do të kenë shtëpitë e tyre të rindërtuara pas termetit si edhe një lagje të bukur, me kopsht e shkolla të reja pranë banesave.