Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, z. Aldrin Dalipi mori pjesë në ceremoninë festive të 106-Vjetorit të krijimit të Policisë Shqiptare zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Zoti Dalipi në emër të qeverisjes vendore dhe Qarkut Tiranë uroi drejtorin Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj për 106-vjetorin e krijimit të policisë.
“Përulemi me respekt para përkushtimit dhe sakrificave tuaja, për sigurinë e qytetarëve tanë. Ju mbështesim në betejën tuaj kundër krimit, korrupsionit, në betejën tuaj për zbatimin e ligjit”, u shpreh zoti Dalipi.
Kreu i Këshillit të Qarkut, z. Aldrin Dalipi sëbashku me Prefekten e Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari dhe drejtorin Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj shpërndanë certifikata vlerësimi për efektivët e suksesshëm në detyrë ndërsa takuan dhe familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës.