Fëmijët e Tiranës do të kenë një nga Kopshtet Zoologjike më të bukura në rajon.
Vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i Kopshtit të Ri Zoologjik dhe atij Botanik, i cili do ta kthejë këtë zonë në një nga hapësirat më të frekuentuara për familjet e kryeqytetit.
Projekti parashikon lidhjen e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, duke krijuar një hapësirë të vizitueshme, me një sipërfaqe katër herë më të madhe.
Ndryshe nga sot, vetëm me një biletë, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë një shumëllojshmëri speciesh, në mjedise me standard europiane kujdestarie.