Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë ka nisur fazen e tretë të projektit “Rrjetëzimi i Këshilltarëve Vendorë”në bashkëpunim me partnerët e Ambasadës së Zvicres në Shqipëri, projektit “Bashki të Forta”.
Deri tani projekti është mikpritur nga qarqet Fier, Durrës, Shkodër dhe Lezhë.
Trajnim “e-Keshillat Bashkiakë në partneritet me Qytetarët“ në axhenden e ditës përfshin tre sesione:
1. E-qeverisja, e-vizibiliteti dhe faqet e webit
2.Mediat Sociale
3. Komunikimi mes këshillit bashkiak dhe komunitetit, mjetet që e lehtësojnë atë.
Trajnimi synon fuqizimin e rolit qeverisës dhe përfaqësues të Këshillave Bashkiakë. Këshilli me vendimarrje dhe veprimtarinë e tij transparente,pjesëmarrëse,të hapur dhe përfshirë se kontribuon në qeverisje të mirë dhe në interesin më të mirë të publikut,duke rritur kështu besimin e publikut ndaj qeverisë Bashkiake në përgjithësi dhe Këshillit Bashkiak në veçanti.
Projekti do të zhvillohet në 8 qarqe të Shqipërisë nën kujdesin e Kryetarit të Qarkut Tiranë dhe Kryetari Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë z.Aldrin Dalipi.
Objektivat e këtij projekti janë krijimi i rrjetit rajonal të të zgjedhurve vendor, Kapacitimi i të zgjedhurve vendor si dhe Identifikimi i praktikave, modeleve të suksesshme por edhe sfidave për zgjidhje e funksionimin e këshillave vendorë.