Sot, besimtarët bektashiane kremtojnë festën e Sulltan Nevruzit. Kjo datë është festë për besimtarët bekatashian dhe shënon fillimin e vitit të ri. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi bashkë me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj dhe prefektin e Qarkut Tirane, Z. Afrim Qëndro, ishin tek Kryegjyshata Botërore e Bektashinjeve për të përcjellë urimet më të mira për festën e Sulltan Nevruzit tek kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Z. Dalipi uroi gjithë besimtarët bektashinj që sot kremtojnë këtë ditë të shenjtë të përtëritjes, besimit dhe shpresës.
Gjithashtu, në vecanti ndau mesazhin e kësaj dite dhe solidaritetin me ambasdaorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, populli i të cilit jeton ditë shumë të vështira për shkak të luftës.
“Lutemi në këtë ditë për Ukrainen, që me forcën e kurajës të mundin të keqen dhe të dalin më të fortë nga beteja për liri. S’ka dyshim që në fund ata do të triumfojnë dhe Ukraina do të ringrihet sërish” tha ai.