Në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar u zhvilluan sot vizita për të uruar besimtarët myslimanë shqiptarë për ditën e Bajramit të Madh.
Së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi uroi besimtarët që Zoti t’ua shpërblejë të gjitha sakrificat e tyre shpirtërore e fizike.
Në takimin me kreun e këtij komuniteti, Skënder Bruçaj, u theksua se vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin.
Gjithashtu, kreu i Qarkut zhvilloi një vizitë edhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve ku i përcolli Kryegjyshit Botëror Baba Edmond Brahimaj urimet e përzemërta për këtë ditë të shënuar.