Në ambientet e bibliotekës “Hamit Beqaj”, në kuadër të edicionit të 3-të të “Javës së Integritetit” organizuar nga Bashkia Tiranë, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës u zhvillua një takim i përbashkët me të gjitha Bashkitë e Qarkut Tiranë.
Qarku Tiranë iu bashkua kësaj tryeze të përbashkët bashkëpunimi ku u diskutuan iniciativat e deritanishme në kuadër të një qeverisje të mirë.
Pjesë e panelit ishin Z.Aldrin Dalipi, Kryetar i Qarkut Tiranë, Z.Genci Kojdheli Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë Tiranë, Znj. Erinda Shkreli, Drejtore e Burimeve Njerëzore, Trajnimit dhe Zhvillimit, Bashkia Tiranë, Znj. Ina Bregaj, Përgjegjëse e Sektorit, Njësia e Integrimit Europian pranë Bashkisë Tiranë, Znj. Ina Lushka, Përgjegjëse e zyrës së Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, Bashkia Kavajë, Znj. Dorisjana Hasani, Drejtuese e Integrimit në BE dhe Projekteve të Huaja në Bashkinë Kamëz, Znj.Suela Kocibelli, përfaqësuese e shoqatës “Vizion” dhe Edlira Ramaj, pëfaqësuese e Bashkisë Rrogozhinë
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z.Aldrin Dalipi përshëndeti aktivitetin dhe theksoi nevojën për bashkëpunim dhe ndarje eksperiencash të vazhdueshme mes të gjtiha Bashkive të Qarkut Tiranë. Ai përmëndi disa nga eksperiencat më të mira të vullnetarizmit, anti-korrupsionit, pjesëmarrjes në vendimmmarrje të Këshillave Bashkiak.