Në datat 23 dhe 24 Nëntor u zhvillua trajnimi teknik online mbi institucionet vendore i organizuar nga shoqatat vendore të Shqipërisë në bashkëpunim me UNDP dhe qëndrën ndërkombëtare për sektorin privat për zhvillim të Stambollit.
Qarku Tiranë, sëbashku me përfaqësues të intitucioneve vendore dhe të sektorit privat për Shqipërinë ishte pjesë këtij trajnimi teknik.
Roli i pushtetit vendor dhe institucioneve vendore është thelbësor në procesin e urbanizimit dhe bashkëpunimit me sektorin privat.
Ky trajnim teknik i mbështetur në strategjinë urbane të UNDP-së, kishte si qëllim të ndihmonte autoritetet lokale duke inkurajuar dhe mbështetur zhvillimin e institucionet vendore për të shfrytëzuar kapacitetin e sektorit privat dhe krijimin e nje ekosistemi të qëndrueshëm, fleksibël me përfshirje në shërbimet bazë lokale.
Programi i trajnimit mbi institucionet vendore u mbështet në praktikat më të mira globale të institucionet vendore duke ofruar një informacion mbi konceptet kryesore dhe tendencat e fundit të urbanizimit.
Modulet e këtij trajnimi ishin:
Moduli 1: Analiza e situatës së vendit pritës
Moduli 2: Sfida e urbanizimit dhe lokalizimi i objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm
Moduli 3: Angazhimi i sektorit privat në urbanizim
Moduli 4: Themelimi i institucioneve vendore
Moduli 5: Menaxhimi efektiv i institucionve vendore / Praktikat e mira globale
Moduli 6: Mekanizma alternativë të financimit për autoritetet vendore
Moduli 7: Integriteti dhe menaxhimi i rrezikut