Në ambientet e Qarkut Tiranë u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit nga kryetari i këtij Qarku, Z. Aldrin Dalipi, “Nderi i Qarkut Tiranë” për Prof.Dr. Ismet Elezi.
Prof.Dr. Ismet Elezi, 102 vjeç, hartues i legjislacionit penal Shqiptar, pedagog i shumë brezave të shkencës juridike dhe botues i shumë veprave në këtë fushë duke i shërbyer studenteve dhe institucioneve të drejtësisë. Me ndihmën e dy mbesat e tij ai ka shkruar së fundi “Historia e së Drejtës Penale”.
Ai ndau me miq dhe bashkëpunetorët e tij vetreranë, momente të vecanta të jetës dhe karrierës së tij, duke nisur me arsimimin jashtë vendit në qytetin e Firences në Itali që në moshë të re. Një është shembull i vyer gjithashtu për veprimtarinë patriotike dhe atdhetare.