Sot në sallën Aleks Buda të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë u promovua botimi i librit “Rrënjët Kristiane të Muzikës Shqiptare” me autor Prof. Dr. Fatmir Hysi.
Ky aktivitet u organizua për nder të 70-vjetorit të lindjes së autorit me pjesëmarrje fizike dhe online nëpërmjet platformës ZOOM.
Në këtë promovim ishin të ftuar shumë perosonalitete nga fusha e kulturës dhe arsimit.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi ishte i nderuar ti dorëzonte në emër të institucionit titullin mirënjohje Qarkut Tiranë, Prof.Dr. Fatmir Hysi me motivacionin për veprimtarinë e tij studimore, cilësore në fushën e muzikologjisë dhe estetikës. Për kontributin e tij mbi 40 vjecar si pedagog në fakultetin e muzikës në Universitetin e Arteve dhe për përpjekjet e tij të përhershme si personalitet artistik dhe integrimin e muzikës shqiptare në peisazhin e muzikës europiane dhe më gjërë.