”Për sportin si një vlerë e shtuar” me këtë synim Shoqata Sportive Minifutbolli Shqiptar, organizoi edicionin e 2 të Liga Universitare.
Një turne i hapur për të gjithë universitetet publike dhe private për të vënë në pah jo vetëm anën akademike por edhe atë sportive në kampuset universitare.
Kampion i Liga Universitare 2016 u shpall Universiteti i Tiranës. Skuadra e drejtuar nga një prej trajnerëve të njohur të arenës kombëtare të futbollit Ilir Spahiu, skuadra e Universitetit të Tiranës mundi skuadrën e sapo formuar por me një të ardhme të mirë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Një pjesë e parë e balancuar që do të mbyllej ne rezultatin 3-3. Në pjesën e dytë, eksperienca e trajnerit dhe e lojtarëve titullarë si Vatnika dhe Moçka bënë diferencën duke e thelluar më tej rezultatin ne favor te studenteve te UT
Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, Presidenti i Komitetit Olimpik Viron Bezhani, etj ndoqën nga afër ndeshjen finale duke inkurajuar studentët për t’u marr aktivisht me Sportin duke dhënë një shembull pozitiv.
Kreu i Qarkut tha se rinia ka më shumë nevojë për sport dhe për aktivitete të tilla gjithëpërfshirëse duke i dorëzuar kupën ekipit fitues.
Lojtari më i mirë i Turneut u shpall kapiteni i Universitetit të Tiranës, Mario Moçka.
Finalja e vogël për vendin 3 dhe 4 u fitua nga Universiteti Epoka që mori edhe kupën FAIR PLAY.