Ndodhet në lartësin 1000m mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të Parkut Kombëtar të Dajtit, në lindje të Kryeqytetit. Ajo përfaqëson një fragment të nivelit të tarracës detare të formuara miliona vjet me parë (helvecian), nga veprimtaria e valëve të detit. Është e gjatë rreth 2km dhe e gjerë rreth 800m. Tarraca është një fushë me livadhe, përreth së cilës ka pyje ahu. Fronti i saj në perëndim është shume i thepisur. Kjo tarracë ka vlera shkencore didaktike, ekologjike dhe turistike, të karakterit vendor. Për të vizituar këtë monument merret rruga automobilistike 26 km Tiranë – Linxë – Dajt, ose duke shijuar Teleferikun Tiranë – Dajt, për rreth 15 min. Është shpallur monument natyre.
© 2022 Created by AppAlbania