Takimi i Presidentit te Qarkut Tirane z. Aldrin Dalipi me Presidentin e Rajonit Marke z. Luca Beriscioli
Konferenca AI-NURECC “Takimi i Task Forcës Adriatiko-Joniane të Konferencës Rajonale Periferike Detare”, i thirrur me 21 nëntor në Tiranë, solli nevojën për një qasje të re të vendeve të rajonit.
Kreu i Qarkut të Tiranës dhe zëvendës president i Eurorajonit Adriatiko-Jonian, zoti Aldrin Dalipi si dhe Presidenti i Rajoni të Marke si pjesë e panelit të diskutimeve e shohin rolin e Task Forcës Adriatiko-Joniane të CPMR të rëndësishëm dhe si një eksperiencë e vyer e një mekanizëm i cili ndihmon për të shkëmbyer praktikat e mira dhe për të identifikuar udhëzimet e përbashkëta për iniciativat e ardhshme.
Për këtë shkak ai propozoi që të parashikohet një marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve në mënyrë “që të koordinojmë aksionet e përbashkëta. Kjo është një çështje që mbetet në vullnetin e palëve. Nga ana tjetër vlerësoj shumë potencialin e Rajoneve të Italisë dhe zërin e tyre në çështje qe i përkasin qeverisjes vendore në hapësirën e Eurorajonit Adriatiko-Jonian”.
Duke qëndruar në këtë pikë ai cilësoi se para pak ditësh në takimin që kishte në Tiranë me Presidentin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe njëkohësisht President e Rajonit të Dubrovnikut, z. Nikola Dobroslavic ndanë shqetësimin për disa projekte madhore për të cilat lobohet, por që ende nuk ka shenja konkrete.
“Ne nuk heqim dorë nga ngritja e këtyre çështjeve dhe besoj jemi në unison për të mbështetur projekte madhore si ndërtimi i autostradës Adriatiko-Joniane (Dubrovnik-Tirana dhe më tej), modernizimi teknologjik i linjës hekurudhore Ravenna-Brindisi në Itali e gjithashtu avancimi i ndërlidhjes ajrore dhe detare përgjatë Rajoneve të zonës Adriatiko-Joniane”, u shpreh Dalipi, për të cilat kërkoi që vendet Adriatiko-Joniane të jenë në një zë të përbashkët.