Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë (ShKQSh) në bashkëpunim me Helvetas Intercooperation dhe projektin “Bashki të Forta” i cili mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, zhvilloi një takim pune me ekspertë dhe përfaqësues të OJF, nga universitetet, dhomat e biznesit etj në lidhje me hartimin e “Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Vetëqeverisjen Vendore (SNDVQV)”, 2023-2030.
Takimi shërbeu si një mundësi për të diskutuar të gjitha rekomandimet dhe gjetjet që kanë rezultuar nga takimet rajonale dhe anketimet e kryera.
Shoqata e Qarqeve ka qenë e angazhuar përgjatë gjithë muajit Korrik në lidhje me hartimin e Strategjisë së re të Decentralizimit fokusuar në forcimin e rolit të këshillave vendorë në territor, duke i cilësuar si një aset i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.