Kryetari i Qarkut Tiranë, Z.Aldrin Dalipi ishte i ftuar në një nga komplekset më moderne të Qarkut Tiranë, në kompleksin blegtoral “Skanderbeg” në Laknas ku u diskutua mbi sektorin e blektorisë në nivelin e zhvillimit rajonal.
Në këtë takim ishin të ftuar pedegogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, fermerë, specialistë të Këshillit Kombëtar të Biznesit dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të cilët diskutuan mbi problemet e sektorit dhe zgjidhjet përkatëse dhe në veçanti.
Synimet kryesore të këtij takimi ishin:
– Aftesitë dixhitale dhe përdorimi i platformave për gjetjen e informacionit të nevojshëm dhe të tregjeve on line si ABA
– Përdorimi i teknologjive të reja në sektor si demostrimi i sensorëve për monitorimin e temperaturës frigoriferike në sektorin e blegtorisë
– Nevoja për bashkërendimin me shkollat e mesme dhe qëndrat e formimit profesional me drejtim blegtoral për rritjen e kapaciteve
– Përmirësimi i legjislacionit duke e afruar me atë të Bashkimit Europian