Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës është ftuar nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Europës, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për të vëzhguar zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri, të planifikuara në 6 mars 2022.
Në këtë kuadër, delegacioni i Kongresit shkëmbeu mendime me përfaqësues nga shoqatat vendore për situatën aktuale në vend, veçanërisht në lidhje me demokracinë vendore, procesin e decentralizimit dhe zgjedhjet e ardhshme të pjesshme vendore. Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë u përfaqësua nga znj.Matilda Hamzallari, Drejtor Ekzekutiv.