Në kuadër të organizimit të Asamblesë së përgjithshme të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, që do të zhvillohet në fillim të muajit dhjetor, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj organizate z. Francesco Cocco, i cili pati një vizitë të shkurtër të vendit tonë, gjatë së cilës u takua me disa nga anëtarët shqiptarë të Eurorajonit Adriatiko-Jonian.
Gjatë takimit u diskutuan çështje dhe problematika të ndryshme lidhur me aktivitetin në fjalë, si dhe mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit mes rajoneve anëtare të Eurorajonit Adriatiko-Jonian.
Eurorajoni Adriatiko-Jonian është korniza institucionale për përcaktimin dhe zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në zonën Adriatiko-Joniane.
Ai përbëhet nga 26 anëtarë, qeveritë rajonale dhe lokale nga Italia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria.