Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Vorë, Z. Blerim Shera dhe përfaqësues të kësaj Bashkie.
Në këtë takim bashkë me kryetarin ishin dhe ekspertë të Drejtorisë të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT) të Qarkut Tiranë.
Fokusi kryesor i këtij takimi ishte për saktësimin e të dhënave në territor në funksion të Zhvillimit të Qëndrueshëm të zonave Rurale dhe Urbane.