Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë z. Aldrin Dalipi dhe nënkryetarja znj. Greta Bardeli zhvilluan në Shkodër një takim me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Tiranë z. Christoph Graf.
Fillimisht biseda u fokusua mbi marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe projektet e financuara ne qarkun e Shkodrës nga Konfederata Zvicerane, nëpërmjet programeve Regional Development Programe e DLDP, të cilat kanë luajtur një rol të madh në rritjen e kapaciteteve në njësitë e qeverisjes vendore në këtë Qark.
Për rritjen e rolit të njësive të qeverisjes vendore në kuadrin e reformës së re territoriale dhe rolit të qarqeve në raport me Bashkitë dhe politikat kombëtare dhe ato ndërkombëtare Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, z. Aldrin Dalipi, i pranishëm në takim si kryetar i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, cilësoi nevojën për një harmonizim të punës te të gjithë këtyre organizmave për një vizion konkret të përbashkët dhe integrues me ato të partnereve tanë rajonal dhe trasnacional.
Ndërsa kryetarja e Qarkut Shkodër dhe nënkryetare e Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, znj. Bardeli theksoi se misioni i qarkut është që të kthehet në një organizëm konkret integrues për vendin nëpërmjet bashkëpunimeve dhe kalimit nga politika në projekte konkrete.