Është vërtetë e jashtëzakonshme ndjenja e solidaritetit që është shfaqur këto ditë pas rënies së tërmetit në vendin tonë.
Qytetarë të shumtë brenda dhe jashtë vendit janë gjendur pranë atyre që u dëmtuan nga fatkeqësia natyrore. Shoqëria “Energia e Sorrisi”, nga qyteti i Viçenzës, pjesë e Rajonit Veneto në Itali, me përkujdesjen e Presidentit të firmës z.Giampietro Dal Ben, sollën një kamion me rreth 20 tonë ndihma humanitare.
Ushqime, batanije, veshmbathje, më të domosdoshmet për të gjithë ata banorë që u prekën nga tërmeti.
Ndihmat u pritën nga kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi dhe kryebashkiaku i Kavajës, z. Redjan Krali, të cilët i shpërndan në familjet që shtëpitë e tyre u bën të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryetari i Qarkut Tiranë dhe kryebashkiaku i Kavajës falënderuan qytetarët e Viçencës dhe shoqërinë “Energia e Sorrisi” për solidaritetin e treguar.
Presidenti i “Energia e Sorrisi”, z. Dal Ben tha se “këto janë disa ndihma të domosdoshme për qytetarët që kanë humbur banesat nga tërmeti dhe ne do të rikthehemi në Viçenza për të ridërguar të tjera edhe për zonat e tjera të prekura nga dëmet e tërmetit”.
Ndihmat humanitare erdhën në një kohë të shpejtë falë angazhimit të Konsullit të Shqipërisë në Bari, z. Adrian Haskaj, ndërsa kontribut të çmuar patën; Eno Cacaj dhe Edmond Mema të Fondacionit “Eufemia – Energia e Sorrisi Albania”.