Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kreu i Qarkut Tiranë së bashku me figura që kanë dhënë kontributin e tyre për Tiranën morën pjesë në një ceremoni përkujtimore e cila u zhvillua me nxënësit e shkollës “Qemal Stafa” dhe shumë pjesëmarrës, nën titullin “Shqipëria e Dëshmorëve”. Gjatë këtij takimi, u theksua mesazhi i rëndësishëm se Shqipëria europiane, dinjiteti dhe drejtësia janë amaneti i dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Ky përvjetor është një mundësi për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe për të forcuar angazhimin për ruajtjen e vlerave që përbëjnë themelet e shoqërisë tonë. Fjalët dhe veprat e dëshmorëve vazhdojnë të na udhëhoqen në rrugën drejt një Shqipërie të fortë, të dinjitetshme dhe të drejtë.