Përfaqësues të SHKQSH morën pjesë në takimin e parë të grupit të punës mbi projektligjin “Për Financat Vendore” që u organizua me datë 24.05.2016 në ambientet e Ministrisë së Financave.
Grupi i punës u njoh me objektivat dhe çështje që lidhen me projektligjin “Për Financat Vendore” te prezantuar nga ekspertët e PLGP/USAID, vendas e të huaj, dhe diskutuan mbi rëndësinë e pasjes për herë të parë të një ligji organik për financat vendore si edhe peshën që ka hartimi, konsultimi publik dhe miratimi i këtij ligji në kohë për të dhënë efektet e pritura pozitive.
Përfaqësuesit e SHKQSH shprehën mbështetjen për iniciativën, dhe përqasjen në ndërtimin e grupit të punës për përgatitjes së projektligjit “Për Financat Vendore” dhe siguruan edhe njëherë gatishmërinë e tyre si shoqatë e të zgjedhurve vendorë për të kontribuar në të gjithë procesin deri në finalizimin e ligjit “Për Financat Vendore”.