Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë u diskutua sot mbi projekt ligjin e buxhetit të vitit 2022 si dhe çështje të ndryshme mbi buxhetet e njësive vendore, ku morën pjesë Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë dhe dy shoqatat vendore përkatësisht Shoqata për Autonomi Vendore si dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.
Shoqata shprehu vleresimet për angazhimin e shoqatave vendore dhe diskutimet në Komision si dhe reflektoi rekomandimet mbi fuqizimin e rolit të këshillave vendorë duke rritur investimet në infrastrukturë.