U zhvillua në Tiranë për herë të parë Samiti Ukrainë-Europa Juglindore.
Kryeministri Rama ishte mikpritësi i liderëve pjesëmarrës në këtë samit.
Në kuadër të këtij samiti, Presidenti i Ukrainës, Zelensky pati vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Një takim ky i cili vuri theksin tek solidariteti e angazhimi i mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku u diskutuan rrugët e bashkëpunimit në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në kontributin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë.
© 2022 Created by AppAlbania