Bashkia Rrogozhinë dhe Kavajë, pjesë e Qarkut Tiranë zhvilluan ceremonitë përkatëse për të nderuar 77 vjetorin e Çlirimit.
Pjesë e festimeve ishin Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Prefekti i Qarkut Tiranë, Deputetë të Qarkut, Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë dhe Kavajë, Shefi i Shtabit si dhe përfaqësues nga autoritetet qendrore dhe vendore.
Kreu i Këshillit te Qarkut, në rrjetet sociale, ndër të tjera u shpreh se “Të gjithë u bashkuam në mesazhin e nderimit në Ditën e Çlirimit të qyteteve si dhe inkurajimin për të ndryshuar çdo ditë përmes punës dhe përkushtimit. “
Kurora me lule u vendosën nga të gjithë pjesëmarrësit si në bustin e dëshmorit “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë gjithashtu dhe në Lapidarin që simbolizon këtë ditë në Çetë të Kavajës.