Përfaqësues të institucionit të Këshillit të Qarkut Tiranë ishin pjesë e takimit të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) e cila ka ndërmarrë nismën për organizmin e 12 aktiviteteve rajonale me temë “Tryeza për partneritet rajonal në fushën e punësimit dhe aftësive”.
Përfaqesuesit e institucioneve folën për fuqizimin e ndërveprimit të aktorëve lokalë dhe përfshirjen në mënyrë sistematike të sektorit privat në qeverisjen e zhvillimin e ekosistemit të punësimit dhe aftësive, në funksion të operimit sa më të mirë të tregut të punës dhe përmirësimit të cilësisë së Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri. Institucioni i Qarkut të Tiranës ka prioritet të punës së tij mbështetjen arsimit dhe formimit profesional.