Më 20 prill 2016, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi mori pjesë në konferencën “Parandalimi dhe lufta kundër parregullsive financiare dhe mashtrimeve në Programet e Bashkëpunimit Territorial Europian” e cila u zhvillua në Presidencën e këshillit të Ministrave në Pallatin Chigi në Romë.
Konferenca u organizua nga Autoriteti Menaxhues i Bashkëpunimit Territorial Europian.
Ajo u adresua nga autoritete të nivelit të lartë të institucioneve italiane, znj. Diana Agosti, Shefja e Departamentit për Çështjet Evropiane në Presidencën e Këshillit të Ministrave të Italisë, z. Sandro Gozi, Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në Presidencën e Këshillit të Ministrave, z. Luciano D’Alfonso, Presidenti Autoriteteve Rajonale të Abruzzos për vendet partnere të IPA Adriatik dhe znj. Paola Di Salvatore Drejtore e Autoritetit Menaxhues të Programit IPA Adriatik të Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe autoritete të Auditit Evropian, zyrës kundër mashtrimeve në Komisionin Evropian dhe departamentit të OSBE për çështje të kërcënimit ndërkombëtar.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi, në fjalën e tij theksoi qëndrimin e përbashkët të autoriteteve rajonale kundër parregullsive financiare në përdorimin e fondeve IPA dhe vullnetin për krijimin e njësive operative për parandalimin e tyre në rajon.
z. Nikola Dobroslavić, President i Rajonit Dubrovnik – Neretva dhez. Nevcenko Herceg, Kryeministër i rajonit Herzegovina – Neretva mbajtën fjalën e tyre në konferencë.
Sipas Autoritetit Menaxhues të Programit IPA Adriatik të Bashkëpunimit Ndërkufitar, është e rëndësishme të përfshihen të gjitha shtetet që janë pjesë e Programit, qeveritë e tyre qendrore dhe autoritetet rajonale e vendore, në parandalimin dhe analizimin e fenomenit të parregullsive financiare dhe mashtrimeve të zbuluara në vendet e BE por edhe jashtë saj.
Kjo konferencë u mbajt si rezultat i kapitalizmit të veprimeve dhe masave të implementuara brenda programit IPA Adriatik të Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe synoi të japë njohuri teknike të cilat të aplikohen në mënyrë korrekte sipas rregullave tëBE-së.
Eventi u organizua nga Rajoni i Abruzzos dhe Departamenti për Politika Evropiane i Presidencës së Këshillit të Ministrave të Italisë.